Sot (23.03.2023) në orën 10:00, zyrtarët e Departamentit kundër Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë MPB-së Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin B.Gj.(34) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli nga ana zyrtarëve në automjetin e tij tip “Ford” me targa të Kumanovës i është gjetur marihuanë, më pas është kryer kontroll edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me marijuanë. Ai është ndaluar në stacioni policor dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Maqedoni Arrestohet kumanovari, i gjendet marihuanë në veturë dhe banesë