Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Në Greqi është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi. Viktima e dytë ishte një 90-vjeçar dhe vdekja tij u shënua ne spitalin e Ptolemaidhes në orën 03:15. Ndërsa viktima e tretë është një 67-vjeçar në Zakinthos dhe u shënua mëngjesin e sotëm. Në total në Greqi numërohen 190 të prekur. Mes te prekurve është edhe gruaja e zëdhënësit të qeverisë, Stelios Pecas.