Shkon në 38 numri i personave me koronavirus në Shqipëri, dy në terapi intensive

Shkon në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Të paktën pesë raste të reja janë konfirmuar pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, raportoi Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, pasi tha se janë testuar 505 raste të dyshuara.

Tirana mbetet me numrin më të madh të personave të infketuar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë thotë se 12 persona ndodhen të shtruar te Spitali Infektiv, ndërsa dy janë në terapi intensive.