“Republikanët e Kosovës dënojnë ashpër mbajtjen e paligjshme të kryetarit të Republikanëve të Serbisë Nikola Sandulovic në kufi. Ai prej disa orësh po merret në pyetje nga BIA dhe nuk po lejohet të kthehet në Beograd.
Republikanët e Kosovës I bëjnë thirrje të gjithë organizmave ndërkombëtare të dënojnë ashpër këtë akt antidemokratik dhe të mundësojnë lirimin e menjëhershëm të Nikola Sandullovic.
Pas nënshkrimit historik në Prishtinë të një marrëveshje për paqe dhe njohje mes Serbisë dhe Kosovës mes Partive Republikane të dy vendeve, kryetari Republikanëve serbë Nikola Sandulovic nuk po lejohet të hyjë në Serbi.
Ai po mbahet për orë tëra nga BIA në Merdarë dhe ineteregohe pa asnjë motivim ligjor apo penal.
I njohur për qëndrimet e tija kundër regjimit diktatorial të Vuçiqit, Sanduloviç ka denoncuar rastin flagrant të mbajtjes së tij në kufi”, thuhet në reagimin e Republikanëve të Kosovës të Faton Kurtit.