Edhe një rast me koronavirus në Kosovë, është i afërm i 77 vjeçarit nga Vitia

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

“Sot me keqardhje më duhet të ju njoftoj edhe me një rast të ri me koronavirus dhe bëhet fjalë për një të afërm të të infektuarit me koronavirus nga Vitia që dje u diagnostifikua me COVID 19”, tha ministri Vitia.

Ministri Vitia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe vetëdijen e lartë kolektive në këtë situatë të jashtëzakonshme.

“Në radhë të parë dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin dhe vetëdijen e lartë kolektive në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë maksimumin që të jemi në listën e shteteve me risk të ulët të koronavirusit. Sapo janë konfirmuar rastet e para me COVID19, qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja të propozuara nga komiteti për koronavirusin që përbëhet nga të gjitha institucionet.”, tha ministri Vitia.

“Të dashur qytetar, ju lutem të zbatoni të gjitha rekomandimet që dalin nga institucionet tona për të mbrojtur shëndetin. Mediave ju faleminderit sinqerisht për përhapjen e informatave të sakta të ndihmojnë të gjithë. Roli dhe përgjegjësia juaj është jetike dhe ju përgëzoj dhe iu ftoj të vazhdoni me të njëjtën mënyrë”, tha Vitia.

Mosha e të infektuarit të radhës me koronavirus është 39 vjeç.