Tentoi ta dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar të premten rreth orës 21:30, nën dyshimin se ka tentuar ta dhunojë një grua në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima kishte arritur t’i shmangej të dyshuarit.

“Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.