Lajçak pas takimeve me krerët opozitarë: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake

I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë.

Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme, njofton Klankosova.tv.

“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak gjatë ditës ka thënë se është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për dialogun.

“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për Dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”.

Programin e ngjeshur me takime, i dërguari special i BE-së, ka thënë se e ka përfunduar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla. Puna jonë është e mbuluar në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkroi Lajçak.