Ursula von der Leyen: Do bëjmë çfarë do të na kërkoj Italia në ndihmë kundër COVID-19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi sot çdo ndihmë të nevojshme për Italinë, vend anëtar i BE-së, më i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

“Ne jemi shumë të gatshëm të ndihmojmë Italinë për gjithçka që do të ketë nevojë. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ajo

“Ky vend është prekur rëndë nga koronavirusi. Prandaj (…) do të plotësojmë të gjitha nevojat e tyre”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp.

Nëntë ekspertë kinezë për koronavirusin dhe disa tone ndihma mbërritën dje në mbrëmje në Romë në bordin e një avionic special për t’i ardhur në ndihmë Italisë, vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, bënë të ditur sot burime aeroportuale.