“Çdo ditë nga një skandal, por më përshtatet”, Loredana feston suksesin e “Angst”

Loredana Zefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës tregoi se ka fituar një pllakë për këngën “Angst”.

Reperja pas këtij suksesi, tha se kjo këngë është shumë e rëndësishme për të dhe se kishte shprehur në atë këngë gjithë atë çfarë ndjen.

Po ashtu, ajo thotë se gjithë ato që i dëgjon që fliten për të, nuk ndikojnë aspak në jetën e saj dhe shton “Kurrë nuk do të ndalem së bëri muzikë”.

Krejt në fund, ajo falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe tha se pret që së shpejti të dalë me njoftim lidhur me turneun e saj.

“Secilën ditë nga një skandal, por më përshtatet mua”, përfundoi Loredana, në shkrimin e gjatë pranë fotos me çmim në duar.

Kujtojmë se në këngën “Angst”, Loredana e përmendi Mozzikun, duke thënë se do ta respektojë gjithmonë sepse është babai i vajzës së saj dhe shprehu mllefin ndaj medieve që shkruajnë për të.