Një blogere venezuelase pretendon se ka pasur një lidhje me një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo.
Gjegjësisht, “Georgilaya”, siç njihet ajo, pohon se kohë më parë ka pasur marrëdhënie me portugezin në hotelin e ekipit.
Ajo pretendon se gjithçka është iniciuar nga Ronaldo, shkruan britanikja “The Sun”, transmeton lajmi.net.
“Kur lexova mesazhin, nuk e dija nëse ai thjesht donte të bisedonim dhe të njiheshim më mirë apo thjesht do të bënim më shumë foto. Nuk e dija se do të kishim marrëdhënie, gjë që ndodhi. Ndjej se jam manipuluar për shkak të famës dhe fuqisë së Cristianos”, ka shkruar ajo në Instagram.
Megjithatë, Ronaldo, i cili tashmë ka pesë fëmijë, e mohoi shpejt pretendimin e blogeres, njoftoi zyra e tij për marrëdhënie me publikun.
“Kjo është një gënjeshtër e urryer dhe informacion krejtësisht i rremë”, thanë nga zyra e tij.
Blogerja në fjalë pretendon se gjithçka ndodhi më 25 mars të vitit të kaluar kur Portugalia po përgatitej për Kupën e Botës. Ajo shton se për këtë shkak martesa e saj erdhi në prag të divorcit.




