Sonte “El Clasico”, në ora 21:00 përballen Real Madridit dhe Barcelona

Në stadiumin “Santiago Bernabeu” sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Francës ku do të ballafaqohen dy gjigantët, Real Madridit dhe Barcelona.

Nën drejtimin e gjyqtarit Munuera Montero, dy skuadrat synojnë ta bëjnë hapin e parë drejtë finales së madhe në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur siç ndodh zakonisht në “El Clasico”.

Barcelona është e goditur nga tri mungesa të mëdha pasi pritet t’i mungojnë emra si Lewandowski, Pedri dhe Dembele, kurse te Reali mungon dyshja e mbrojtjes Mendy dhe Alaba.