Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Bogorodicë janë sekuestruar 350 gramë ari në vlerë të 16 mijë eurove n[ një autobus në linjën Shkup-Stamboll, përcjell TV21. Arin shoferi e kishte fshehur në xhepin e tij.
“Inspektorët e ekipeve mobile sekuestruan 350 gramë stoli ari në vlerë rreth 16 mijë euro, pas kontrollit me skaner mobile në autobus në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë. u zbulua në xhepin e xhaketës së shoferit me nënshtetësi maqedonase, i cili e kishte fshehur në 5 pako të mbështjellë me foli. Autobusi lëvizte në linjën e rregullt Stamboll – Shkup – Stamboll. Rasti ka kaluar në Departamentin e Hetimeve dhe ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal nga neni 270 i Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.




