Aziri: Kumanova jonë sonte kishte një festë të bukur

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët,Elmi Aziri deklaroi se,Kumanova jonë sonte kishte një festë të bukur.

Kjo pasi shumë qytetarë me ndihmën e Aleancës, pas shumë dekadash fituan shtetësitë e merituara.

“Sonte në Kumanovë bashkë me Kryetarin e Kuvendit të ASh-së, Ziadin Sela dhe kolegen deputete Ilire Dauti u pritëm nga qytetarët që u pajisën me shtetësi. Falë angazhimit të grupit parlamentar të ASh-së, duke sjellë ligjin e ri për shtetësi, por edhe falë angazhimit të veçantë të deputetës Ilire Dauti, e cila në vazhdimësi ka ndjekur pengesat në procedura që qytetarët kanë hasur nëpër institucionet shtetërore, sot këta qytetarë gëzojnë të drejtën e tyre të pritur me dekada.

Emocionet dhe gëzimi i këtyre qytetarëve, por edhe i joni shihej në fytyrat e secilit prej nesh.

Nikoqirët kishin sjellur buqeta me lule për deputeten Ilire Dauti, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe suksesin e përbashkët”, u shpreh deputeti Aziri.(INA)