“Lambo”, kënga më e re nga Blero

Blero Muharremi ka pak ditë që lansoi këngën e re, por ai nuk u ndal me kaq.

Këngëtari ka vazhduar punën rreth projektit të ri, ndëra së fundi njoftoi fansat që kënga me titull “Lambo” do të publikohet shumë shpejt.

“Lambo së shpejti”, janë fjalët e këngëtarit, i cili nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth saj.

Për ndryshe, “Harrova” mban titull kënga e fundit e Bleros, e cila ishte publikuar më 2 mars dhe mori afro gjysmë milioni klikime.

Për ndryshe, Blero ka qenë së fundi i ftuar në një intervistë për “Mirage”, ku foli për më të rejat e tij, si nga jeta private ashtu edhe ajo profesionale, përfshirë edhe këngët që planifikon t’i sjellë gjatë kësaj periudhe.