“Ylli” i kombëtares së Japonisë dhe Eintrachtit të Frankfurtit në Bundesligë, Daichi Kamada, me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij te Borussia e Dortmundit.
Ditën e djeshme, siç zbulon “Sport1”, ka pasur një takim mes përfaqësuesve të futbollistit dhe drejtuesve të klubit verdhezi, të cilët kanë ndërmarrë hapa konkretë për nënshkrimin me parametër zero me futbollistin e ditëlindjes 1996.
Me Dahoud, që e përfundon kontratën në verë (nuk po rinovon), dhe Bellingham, që sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet një klubi të madh evropian, Dortmundi po merr masa paraprake dhe është gati të nënshkruajë me Kamadan.




