“Çmenden” mediumet serbe, reagime të shumta pas festës për pavarësinë e Kosovës në Beograd

Organizimi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd ka “çmendur” mediumet serbe.

Të mërkurën në mbrëmje, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në rrjetet sociale publikoi fotografi nga organizimi i festës për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd.

“Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai.

Pas publikimt të këtyre fotografive menjëherë reaguan mediumet e Serbisë.