Osmani: Maqedonia e Veriut ka një pozicionim serioz ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Institutit për Politikë Evropiane, mori pjesë në panel diskutimin me temën “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”. Në këtë drejtim Osmani u përqendrua në rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën urgjente për një moment të ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Të dyja palët duhet të arrijnë progres konkret: Bashkimi Evropian të sigurojë më shumë përfitime praktike dhe rezultate të prekshme që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin aktivitete konkrete dhe reale në zbatimin e planeve kombëtare të reformës dhe miratimin e standardeve të BE-së. Lidhur me zbatimin e proceseve reformuese në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe ato në kuadër të Dialogut Strategjik, punohet për procese kompementare, të cilat do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet me kapacitet më të lartë demokratik, me besim shumë më të madh në sistemin gjyqësor dhe me shkallë shumë më e ulët e korrupsionit, krahasuar me gjendjen e tanishme”, theksoi Bujar Osmani.

Ai përkujtoi se për herë të parë në histori ministër i vendit tonë është angazhuar si kryesues i OSBE-së, ku konsideron se shteti mund të kontribuojë në gjenerimin e një fryme më pozitive, përforcimin e dialogut në hapësirën e OSBE-së.

Ai përkujtoi se për herë të parë në histori ministër i vendit tonë është angazhuar si kryesues i OSBE-së, ku konsideron se shteti mund të kontribuojë në gjenerimin e një fryme më pozitive, përforcimin e dialogut në hapësirën e OSBE-së.

Në një prononcim për media, Osmani tha se ngjarje të tilla debatore janë një mundësi që të dëgjohet sektori civil lidhur me politikën e jashtme dhe sfidat për pozicionim të vendit në skenën politike ndërkombëtare. Thotë se tani është ndryshe nga një apo dy dekada më parë, dhe po rritet vetëbesimi i te qytetarët.