Arrestohet krimineli, kërkohej me fletarrest

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 15:50, në Shkup është arrestuar një 26-vjeçar me iniciale M.Z., pasi i njëjti kërkohej me fletarrest, përcjell TV21.

“Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej 3 vjetësh, për kryerjen e veprës penale – vjedhje e rëndë”, qëndron mes tjerash në njoftim.