Fondi Shëndetësor: Filloi pagesa e pagave për punonjësit shëndetësorë

Fondi për Sigurim Shëndetësore i Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) e njofton publikun se prej sot ka filluar pagesa e pagave për punonjësit shëndetësorë në institucionet shëndetësore publike, dhe disa prej tyre tashmë i kanë në llogaritë e tyre, përcjell TV21.

“Pagesa do të realizohet hap pas hapi, në etapa, dhe pritet të përfundojë në 48 orët e ardhshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.