Rita Ora uron Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo uroi shqiptarët përmes një video-mesazh, shkruan lajmi.net.

Ylli shqiptar nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

Këngëtarja urimin e ka bërë për transmetuesin publik të Kosovës.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.

Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”./Lajmi.net/