Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, nga foltorja e Kuvendit e ka kritikuar vendimin e Aleancës për Shqiptarët për tu bërë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, shkruan gazeta LAJM. Deputeti opozitar,ia kujtoi deputetëve të ASH-së deklaratat e bëra ndër vite kundër BDI-së dhe i pyeti, a qendrojnë ende prapa tyre apo kanë ndryshuar qendrim për BDI-në, pas vendimit për tu bërë pjesë e pushtetit.
“Unë dëshiroj vetëm të ju përkujtoj disa nga deklaratat të cilët ASH-ja i ka patur për Qeverinë, për qeverisjen dhe për subjektet qeverisëse që e përfaqësojnë Qeverinë. Unë si deputet dëshiroj të di, a ju qëndrojnë ato ende këtyre vlersimeve që ato i kanë dhënë, ose diçka ka ndryshuar brenda natës edhe gjitha ajo që është thënë deri tash nuk vlen dhe prej sot vlen diçka tjetër. Të ju them vetëm prej disa vlersimeve që ato i kanë prezantuar në opinionin public. Fillojmë me, “BDI-ja i ka bërë lagjet shqiptare vende më të rrezikshme për të jetuar”, nuk edi ende a qëndron kjo. “Zyrtarët e BDI-së prej vitesh po pasurohen në kurriz të qytetarëve”, nuk e di a ka ndryshuar diçka prej pozicionit që ASH-ja ka karshi BDI-së në qeverisje për gjithë këtë periudhë dhe për këto vlersime edhe unë pajtohem se janë të vërteta, por si duket ato kanë hequr dorë nga këto vlersime. “BDI hyri në tekstet e Shaqirit, ministrit për shkatrimin e arsimit”, “dhuna dhe vandalizmi i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së”, kjo është diçka që ka ndodhur shumë vonë në sallat e këtij Kuvendi, ishte diçka e shumtuar, koordinatori i BDI-së vazhdon me qenë koordinator dhe tash të jesh pjesë e Qeverisë pas një akti të tillë nuk edi është çështje e tyre”, tha Zendeli.




