I riu ik prej policisë dhe godet disa persona me veturë në Tetovë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në qytetin e Tetovës pasditen e sotme. Një i ri me automjet nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë për ndalesë. Ai ka është larguar me shpejtësi e më tej ka shkaktuar disa aksidente, informon Klan Maqedoni.

Jozyrtarisht, burime nga vendngjarja për KlanM thonë se të paktën 2 persona janë goditur me veturë nga i riu, i cili është kapur nga policia në Reçicë të Vogël. Nuk jepen detaje për gjendjen e këmbësorëve të goditur nga automjeti.