Komente të vazhdueshme negative, Arbana Osmani limiton personat që komentojnë në ‘Instagram’

Arbana Osmani pas eliminimit të Efit ka marrë komente tejet negative në postimet e saj në ‘Instagram’.

Pas këtyre, ajo u detyrua të mbyllë komentet, shkruan lajmi.net.

E duke qenë se këto komente nuk ndaleshin as në profilin e saj, Arbana vendosi të merrte një vendim tjetër lidhur me komentet.

Tashmë në fotot e saj mund të komentojnë vetëm persona të limituar, pra njerëz që ajo ndjek dhe jo kushdo.

Ndryshe, Arbana Osmani, është ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.