Akoma është duke vazhduar me intensitet të shtuar operacioni i kërkim-shpëtimit në Turqi dhe Siri, vende këto që javën e kaluar u goditën nga një tërmet shkatërruese.
Si pasojë e këtij tërmeti humbën jetën afro 12 mijë persona, kurse të lënduar ka me dhjetëra mijëra në të dyja vendet, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve, numri i viktimave mund të shkojë deri në 20 mijë, kurse ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrë të gjallë nga rrënojat një djalë 8-vjeç i identifikuar si Yigit.