Të paktën 5 mijë e 261 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë janë vrarë nga tërmeti që goditi rajonin të hënën.
Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se njëmijë e 712. “Helmetat e Bardha” të Sirisë, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, thanë të martën se më shumë se 900 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Në Turqi, numri i të vdekurve është tremijë e 549 sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të martën.
Më shumë se 25 mijë njerëz janë plagosur sipas shifrave nga qeveria turke dhe media shtetërore siriane.




