Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër J.M.(27) nga Koçvani për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.
“Më datë 19.10.2022, në rrugën “Cvetan Dimov” në Strumicë, para parkingut në Burgun e Strumicës, nëpunësit policorë kanë kryer kontroll në një automjet me targa të Koçanit, me shofer B.M. nga Koçanit. Kanë gjetur kokainë, e cila është dërguar nga i denoncuari, nëpërmjet B.M. për vëllain e tij që mbante dënimin me burg në Burgun e Strumicës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.