Hulumtim: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut brenda muajit shpenzojnë 900 denarë për shërbime digjitale

Pothuajse një e treta e të anketuarve në shtet të përfshirë me hulumtimin “Shprehi të reja digjitale” në Viza shpenzojnë prej 600 deri 900 denarë në muaj (26,5 për qind) që të kryejnë punë përmes aplikacioneve apo platformave virtuale. Çdo i dyti i anketuar (56 për qind) shfrytëzon shërbime onlajn disa herë në ditë dhe pothuajse secili (99 për qind) atë e bën përmes smarfonit.

“Katër nga dhjetë qytetarë të Maqedonisë së Veriut theksojnë se shprehitë e tyre janë bërë më digjitale apo kryesisht digjitale, si rezultat i pandemisë. Për gjysmën e të anketuarve, koha private është aspekti më digjital nga jeta e tyre. Një e treta thonë se është puna, ndërsa për 15 për qind përgjigja është argëtimi, për shkak të kohës së madhe të kaluar në platforma të tjera striming, ndërsa vetëm pesë për qind e shfrytëzojnë për shëndet, që nënkupton vaksinime apo kontrolle mjekësore, trajnime onlajn apo ndjekje të shëndetit përmes aplikacionit”, qëndron në hulumtim.

Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në anketë e kanë cekur “shpejtësinë” si faktor më të rëndësishëm gjatë vendim-marrjes për shfrytëzim të shërbimeve virtuale (49 për qind), më pas “thjeshtësinë” me 27 për qind, “qasja” me 22 për qind dhe në fund “siguria” me më pak se një për qind.

Konsumatori i sotëm, tregon hulumtimi, është i gatshëm t’u japë prioritet mirëqenies personale dhe koës së lirë, në vend se gjithçka të bëjë në këmbë. Në pyetjen se cila pjesë e jetës dukshëm do të përmirësohet me përdorim më të madh të aplikacioneve dhe platformave onlajn, katër prej dhjetë të anketuarve e cekën administratën publike.

Në të ardhmen, një e treta e të anketuarve mendojnë se shprehitë e tyre digjitale do të rriten në gjërat lidhur me punën. Në vend të dytë janë transporti dhe shëndeti (24%) de shërbimet financiare (20%), si dhe blerja, me të njejtën përqindje. Kjo tregon se qytetarët tanë janë adaptuar me trendet botërore digjitale dhe dëshirojnë t’i përfshijnë prakticitetin dhe përfitimet nga teknologjia digjitale në jetën e tyre të përditshme, qëndron në hulumtim.

Mes platformave kryesore, çdo i dyti i anketuar më shpesh përdorë 2-ankierinë dhe pagesat digjitale (51%), platformat për striming janë në vend të dytë (30%), ndërsa më pas vijojnë aplikacionet për porosi dhe dërgesë të ushqimit (17%), përderisa vetëm një përqindje e popullatës shfrytëzojnë aplikacione për transport me taksi.