Nesër mblidhet Kryesia e ASH-së, do të diskutohet edhe për ekipin që do të negociojë për hyrje në Qeveri

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, në Tetovë do të mblidhet Kryesia e partisë, përcjell TV21. Nga ASH njoftojnë se mes tjerash do të diskutohet edhe për vendimin KQ për formimin e ekipit negociues për hyrje të ASH-së në Qeveri.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, nesër me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike. Në këtë mbledhje në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues”, thonë nga ASH.