Serie A e suspenduar: Çfarë ndodhë tani e tutje?

Serie A dhe B janë suspenduar zyrtarisht deri më 3 prill shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë Italinë, kështu që mbetën disa alternativa se çfarë do të ndodhë tani e tutje.

Një dekret qeveritar i formuar nga kryeministri Giueseppe Conte në këtë natë ka konfirmuar se është formuar ‘zona e kuqe’ që do të përfshijë të gjithë vendin, e që duke u bërë një zonë si karantinë.

Njerëzit mund të udhëtojnë vetëm në rast emergjente dhe disa prej tyre nëse kanë ndonjë punë në qeveri.

Urdhri ka vlejtur edhe për Serie A dhe B që të suspendohen, por edhe për evenimentet e tjera sportive.

Më Euro 2020 që fillon në Romë më 12 qershor, duket si e pamundur që sezoni në ligën italiane të përfundojë deri atëherë.

Sipas La Repubblica, janë tri opsione të hapura në këto rrethana që po kalon aktualisht Italia.

Shtyrja e Euro 2020 shihet si një opsion i mundshëm nëse virusi vazhdon të përhapet edhe nëpër Evropë, derisa ka edhe disa raste në Spanjë.

Ky sezon mund të kthehet në vjeshtë, apo edhe në vitin e ardhshëm.

Një tjetër alternativë do të ishte mbledhja e një liste të ndeshjeve për muajin e fundit me një lojë çdo dy deri në tre ditë, duke e shtyrë Kupën e Italisë plotësisht deri në qershor ose gusht.