Ndërroi jetë, Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Paraditën e sotme, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri. Njoftimin mortor e ka shpërndarë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.
Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!
Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë!”, ka shkruar Ganiu.