Edhe Bilall Kasami zhvillon takime me qytetarë

Jo vetëm BDI në terren, takime me qytetarët po zhvillon edhe Lëvizja BESA, edhe pse nuk jemi në fushata zgjedhore. Mbrëmë kryetari i kësaj partie Bilall Kasami me bashkëpartiakët e tij vizitoi banorët e Kondovës.

“Dëgjuam hallet dhe brengat e tyre, andaj ne si Lëvizje për qytetarët ofrojmë mirëqenie, ndryshim dhe ekonomi të zhvilluar. Përgëzime strukturave të degës së Sarajit për këtë mikpritje! – ka shkruar Kasami në Facebook.

Ndryshe, mbrëmjen e djeshme BDI ishte e ndarë në dy grupe në takimet me qytetarët. Grupi i pakënaqur brenda partisë ishte në Manastir, ndërsa kreu i partisë Ali Ahmeti bashkë me ministrat ishte në Çegran të Gostivarit.