Humbjet e jetëve nga Covid i përkasin kryesisht moshave të larta

Më 14 janar, në një konferencë për shtyp nga Jiao Yahui, drejtor i departamentit të Çështjeve Mjekësore pranë Komisionit Kombëtar të Higjienës dhe Shëndetësisë në Kinë, bëhet e ditur se sipas analizimit të të dhënave përkatëse, nga 8 dhjetori 2022 deri më 12 janar 2023, në institucionet mjekësore të mbarë Kinës ndodhën 59.938 raste vdekjeje të lidhura me infeksionin e COVID-19. Ndër to, 5.503 kishin humbur jetën nga problemet me frymëmarrjen dhe 54.435 nga sëmundjet e mëparshme bazë të kombinuara me infeksionin e COVID-19.

“Për shkak se dimri është një stinë me frekuencë të lartë për sëmundjet në sistemin e frymëmarrës, kardiovaskulare dhe atyre celebrale te të moshuarit, ato mbivendosen me infeksionin e Covid-19, prandaj mjaft nga vdekjet i përkasin kësaj kategorie dhe moshe.” – tha Jiao Yahui. Humbjet e jetëve nga Covid i përkasin kryesisht moshave të larta.

Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.