Haradinaj për masakrën e Reçakut: Dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, është shprehur se kjo masakër është dëshmi, siç tha ai e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për ambasadorin William Walker, që siç u shpreh ai, e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit, përcjell Klankosova.tv.

“Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë”.

“Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar. Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.