“Grupi i zjarrit” takimin e radhës do ta mbajë në Manastir

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka bërë të ditur se këtë të shtunë do të mbahet takimi i radhës i kryesuar nga ai dhe anëtarët e tjerë të BDI-së që përkrahin këtë nismë.
“Të nderuar, ju njoftojmë se ditën e shtunë, në ora 19 do të jemi bashkë në Manastir, për të realizuar takim me strukturat e degës së Manastirit dhe për të dëgjuar zërin Tuaj!
Takimi do të realizohet në Qendrën tregtare KEOPS, në lokalin LUCKY CAFFE!”- shkruan Mexhiti në fejsbuk.