Ish-kryetari i Manastirit në burg, Taleski do të qëndrojë edhe 4 vjet prapa grilave

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, që nga pasditja e djeshme është dërguar në vuajtje të dënimit me burg në burgun e Prilepit për veprën e transportit të nxënësve. Kurse sekretari i Komunës së Manastirit gjatë mandatit të tij, Sllobodan Bonçanovski, nga dje është dërguar në burgun e Manastirit, konfirmojnë nga burgu. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit në Shkup, Taleski dhe Bonçanoski janë të vetmit të dënuar me burg në rastin e PSP, Transportuesi.