Mozzik: Nuk kam bërë Haxh, kam bërë Umre

Mozzik ditën e djeshme ka marrë rrugën drejt Arabisë Saudite.

Dje reperi vizitoi Medinën, e sot Mekën, shkruan lajmi.net.

Ai këto vizita i ka publikuar në rrjete sociale, teksa edhe ka shkruar se është lutur që Zoti t’ia fal mëkatet.

E pak minuta më parë, ai në ‘Instagram’ ka bërë një sqarim.

“Sqarim: Nuk kam bërë Haxh, kam bërë Umre ( Zoti na mundësoft edhe Haxhin inshalla!)”, ka shkruar reperi./Lajmi.net/