E thëna nuk ka më asnjë kuptim

Shkruan: Arbër Çeliku

Jetojmë në një vend, ku nuk ka asnjë fabrikë funksionale dhe thithim ajrin më të ndotur në botë… Jetojmë në një vend kur vrasësi i bashkëpatriotit të tij përcillet në burg nga 45 burra dhe ata gjithë krenari fotografohen tok para kamerave dhe ky akt bëhet lajmi kryesor i mediumeve tona… Kaq mjafton për ta përshkruar vendin tonë, i cili nuk i ngjan më asnjë vendi dhe ta kuptosh se e thëna nuk ka më asnjë kuptim …