13 persona të lënduar nga fishekzjarret në Shqipëri

Nata e ndërrimit të viteve në Shqipëri solli disa incidente, në të cilat përfshihen 13 persona të plagosur nga fishekzjarret.

Nga të lënduarit 12 janë në Tiranë, ndërsa një në Pogradec. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dalë nga spitali.

Një aksident me vdekje u shënua rreth orës 21:00 në Bulqizë, aty ku një 24-vjeçar (viktima) humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.