Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me shtatë vjet të tjera burg në dyshimin se ka kryer korrupsion.
Në një seancë gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura në kryeqytetin Naypyitaw, Suu Kyi u shpall fajtore për pesë akuza për korrupsion, tha një burim i njohur me gjykimin.
Ishte një ndër gjykimet e fundit që janë ngritur kundër 77-vjeçares që kur qeveria e saj e zgjedhur u rrëzua nga ushtria e vendit të Azisë juglindore në fillim të vitit të kaluar.
Ajo tani përballet me gjithsej 33 vite prapa grilave, raporton skynews.
Të premten, ajo u shpall fajtore për dhënien me qira dhe të përdorimit të një helikopteri, ndërsa ajo ishte udhëheqëse e Mianmarit.
Suu Kyi dyshohet se ka abuzuar me pozitën e saj dhe i ka shkaktuar humbje financiare shtetit duke i dhënë leje Win Myat Aye, një anëtareje të kabinetit në qeverinë e saj, të punësojë njerëz për të mirëmbajtur një aeroplan.