Mexhiti: Opozita shqiptare para BDI-së

Izet Mexhiti nga BDI thotë se po alarmojnë situatën në parti sipas anketës së IRl, opozita shqiptare ka tejkaluar Bashkimin Demokratik për Integrim, përcjell TV21.

Nënkryetari i BDI-së thotë se zv/ kryeministri Artan Grubi dhe kryedimplomati Bujar Osmani kanë performancën më të ultë sipas sondazhit.

“Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe per herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së dhe në këtë e shohim si një alarm për senzibilizim dhe mobilizim brenda BDI-së”, tha Mexhiti.