48 viktima nga moti i ftohtë në Shtetet e Bashkuara

Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë vendin. Autoritetet thanë se për shkak të temperaturave tejet të ulëta numri i viktimave mund të rritet pasi shumë banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre

Dhjetra-mijëra shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet thanë se ngricat e shkaktuara nga stuhia vdekjeprurëse që ka rrethuar pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Moti ekstrem shtrihet nga Great Lakes pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë së SHBA -së u përball me paralajmërime për motin e ftohtë teksa temperaturat ranë shumë poshtë normales.

Në Nju Jork është regjistruar numri më i lartë i viktimave, pasi 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul u bëri thirrje qytetarëve të dielën të respektojnë urdhrin për ndalim të përdorimit të makinës, ndërsa aeroporti do të vijojë të jetë i mbyllur deri të martën në mëngjes.

Në Bufalo, qyteti i dytë më i madh i shtetit të Nju Jorkut, përballë temperaturave tejet të ulëta, njerëzit përpiqeshin të mbroheshin nga i ftohti duke gjetur ambjente të ngrohta.

Disa zona në Nju Jork nuk kanë energji elektrike prej më shumë se 20 orësh. Shumë dyqane ushqimore janë mbyllur, ndësa kufizimet për lëvizjen me automjete vazhdojne, çka ka detyruar shumë njerez të bëjnë thirrje përmes rrjeteve sociale për t’i ndihmuar me ushqime.

Ndërkohë edhe në qytetin e Siatëllit, ne shtetin e Uashgingtonit më shumë se 100 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji.

I ftohti i skajshëm prishi planet e mijëra amerikanëve për festën e Krishlindjeve pasi mijëra fluturime u anuluan si pasojë e stuhisë, erërave të forta dhe dëborës.

Vetëm të hënën, sipas të dhënave të kompanisë Flight Aware, që monitorom fluturimet, u anuluan më shumë se 2,085 udhëtime.