Zhvillimi bujqësor arrihet përmes teknologjisë dhe reformave

Bujqësia dhe intensifikimi i prodhimit bujqësor po vlerësohen si prioritete kyçe për vitin e ardhshëm nga qeveria kineze.

Duke trajtuar këtë problem , presidenti kinez Xi Jinping në një forum politik të ditëve të fundit nënvizoi se për të ndërtuar një vend të fuqishëm bujqësor, duhet t’i drejtohemi teknologjisë dhe reformave, si dy motorë nxitës. Kina duhet të përpiqet shpejt për të zotëruar teknologji të lartë bujqësore, duke u fokusuar tek ato kyçe dhe të bazuara në kërkesat urgjente të këtij sektori. Formimi i një sistemi modern bujqësor duhet të bëhet me kornizë të qartë, me koordnim të arsyeshëm dhe konkurrim të përshtatshëm

Kina do të ndjekë rrugën e saj në ndërtimin e një vendi të fuqishëm bujqësor. Garantimi i një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurtë me ushqime e produkte të rëndësishme bujqësore ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor për ndërtimin e një vendi të fuqishëm bujqësor. Synimi është që të ruhet me vendosmëri linja e kuqe prej 1.8 miliardë akër tokë e kultivueshme dhe shndërrimi saj në mënyrë graduale në tokë bujqësore me standarde të larta. Gjithashtu po punohet që të përmirësohet sistemi i garantimit të fitimeve për fshatarët dhe fermerët e drithërave dhe mekanizmi i kompensimit për zonat kryesore bujqësore.

Rivitalizimi industrial është prioriteti kryesor i lulëzimit rural. Për të zbatuar këtë synohet të implementohen politikat e mbështetjes industriale, të promovohen përmirësimi i të gjithë zinxhirit të industrive rurale dhe të rritet konkurueshmëria e tregut dhe aftësitë e zhvillimit të qëndrueshëm. Konsolidimi dhe zgjerimi i arritjeve të zbutjes së varfërisë vlerësohen si detyra kryesore e promovimit gjithëpërfshirës të rivitalizimit rural. Gjithashtu do të ndërlidhen politikat e zbutjes së varfërisë në zonat jo shumë të zhvilluara, duke parandaluar me vendosmëri kthimin masiv në varfëri.