Ende pa u publikuar e plotë, bëhet virale kënga e Butrint Imerit

Butrint Imeri është njëri nga këngëtarët më të dashur të publikut.

Ai së fundi ka publikuar një pjesë të këngës që këngëtari po e përgatit, shkruan lajmi.net.

E me tu publikuar kjo pjesë në ‘TikTok’ është bërë virale.

Këngëtari nuk ka dhënë detaje, por duket se është duke e finalizuar.

Ndryshe, kënga paraprake e tij ishte “Leyla”, dhe u pëlqye shumë nga publiku./Lajmi.net/