Elsa Lila pritet ngrohtë nga publiku në Festivalin e RTSH-së

Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Elsa Lila ka performuar mbrëmë teksa bëri rikthimin e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila ka prekur festivalin gjigant të Sanremos, është rikthyer në skenën e Festivalit të RTSh-së pas një mungese rreth 25-vjeçare në paraqitjet në këtë festival.

Ajo garon me këngën me titull “Evita”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruar vet, teksa e interpretoi ‘live’ para publikut në mbrëmjen e dytë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Elsa mahniti publikun me paraqitjen e saj spektakolare, duke i lënë të shtangur të gjithë me interpretimin e fuqishëm, zërin dhe elegancën e saj në skenë./Lajmi.net/