Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Serbia ka nisur lobimin e saj në shtetet e Bashkimit Evropian kundër aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat.
Kurti përmes një shënimi në Facebook ka falënderuar të gjithë zyrtarët shtetërorë për kontributin e dhënë në procesin e aplikimit për anëtarësim në bashkimin Evropian, derisa ka shprehur mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që kanë reaguar menjëherë në mbështetje të aplikimit të Kosovës.
“Një falënderim i veçantë për të gjithë zyrtarët shtetëror që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat e dëshmuam progresin tonë politik, ekonomik e juridik. I falënderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtar që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë, dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”.