Fotografia e yllit argjentinas është bërë më e pëlqyera në histori të “Instagramit”

Të dielën u mbajt finalja e madhe e Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Francës.

Pas një drame të vërtetë, Argjentina arriti të fitojë nga penalltitë, shkruan lajmi.net.

E pas një pritje dhe përpjekje të gjatë Leo Messi më në fund arriti të fitojë Kupën e Botës.

Kështu duke u bërë lojtari i parë në histori të futbollit që ka arritur të fitojë të gjitha trofet.

Por, jo vetëm kaq, fotoja e yllit argjentinas, ka thyer rekord pëlqimesh në ‘Instagram’.

Fotoja e Messit me trofeun në dorë hyri në histori të ‘Instagramit’, duke u bërë më e pëlqyera me mbi 56 milionë./Lajmi.net/