Strukturat kriminale të Vuçiqit po i përdorin kamionët e dhuruar nga Bashkimi Evropian për të barrikaduar rrugët e Kosovës

Shkruan: Arbër ZAIMI

Ndërsa vetë Vuçiqi po i përdor paratë e Bashkimit Evropian për të blerë sisteme raketore kineze dhe tanke e aeroplanë rusë. Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar dhe investuesi e donatori më i madh në Serbi, e megjithatë Serbia e Vuçiqit ndjek vijën ruse e jo atë evropiane.

Pse e financon BE-ja një vend si Serbia që refuzon haptazi të vendosë politikat e saj në linjë me ato të BE-së? Nacionalizmi dhe armatimi, në politikën e Serbisë të Vuçiqit, çojnë peshë më shumë se paratë.

Por nëse Bashkimi Evropian do të bëhej serioz e strategjik, dhe do ta zvogëlonte pak partneritetin financiar e ekonomik, mbase klasa politike pro-ruse do të rrëzohej e Serbia do të shpëtonte.