Të rreme edhe alarmet për bomba në “East Gate” dhe sallën “Boris Trajkovski”

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbaruar kontrollet edhe në disa lokacione ku gjatë ditës së sotme kishte denoncime për bomba, përcjell TV21. Nga MPB thonë se edhe në këto lokacione është konstatuar se ka pasur denoncim të rremë.

“Kanë mbaruar kontrollet dhe është konstatuar se janë të rreme edhe denoncimet në në East Gate, hotel Marriot, hotel Seni Galija dhe në sallën Boris Trajkovski dhe pjesë të shkollave”, thonë nga MPB.