Duhet të shkosh në Tiranë, i thotë Vuçiqit kryeministrja Bërnabiq

Më herët President i Serbisë deklaroi se nuk do të merrte pjese në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, por duket se kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq mendon ndryshe. Sipas saj pjesëmarrja e Vuçiq në samit është e rëndësishme.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq. Shpesh herë pyes veten si një person ka nerva, tolerance dhe durim si Aleksander Vuçiq. Kështu lufton dhe fiton për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, deklaroi Bërnabiq.

Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë kryeministrja u shpreh se Serbia ka një qëndrim parimor për çështje.

“Serbia ka një qëndrim parimor për këtë çështje. Sa herë e shprehim qartë këtë qëndrim kjo është diçka e çuditshme ne sytë e ndërkombëtarëve. Teksa rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sheh Belgjikën e cila luftoi të mos vendoste sanksione ndaj Rusisë për importin e diamanteve nga Rusia. Në të gjithë këtë “histori morale” diamantët rezultuan më të rëndësishme se integriteti territorial i njohur ndërkombëtarisht”, tha Bërnabiq.

Ndërkohë pas deklaratës së Vuçiq Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në mënyrë që ta bindi që të marri pjesë në samit të martën.