Rreth 200 mijë njerëz mendohet të kenë ndjekur koncertin e Dua Lipës, në Tiranë për Pavarësinë e Shqipërisë.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka thyer edhe rekordin e Tina Turner, në 1998, për pjesëmarrjen në një koncert të dhënë nga një këngëtar i vetëm.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200. 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje./L.F-dritare.net



